E PARA NË BOTË
Majlinda historike
5 April, 2013 @0:16
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, prej sot është në vendin e parë të ranglistës botërore të xhudisteve sipas IJF-së (Federata Ndërkombëtare e Xhudos) në kateogrinë e saj nën 52 kilogramë.
Ajo ka arritur kuotën e 1480 pikëve, duke kaluar nga vendi i dytë në të parin, që është suksesi më i madh i një sportisti kosovar zyrtarisht në botë.
Fitorja e turneut Samsun GP i ka sjellë 21 vjeçares pejane 300 pikë, që e ka rrëzuar në vend të dytë japonezen, Yuki Hashimoto, që deri para kësaj gare mbante vendin e parë.
Asnjë sportist kosovar nuk ka arritur një sukses të tillë deri më sot.