Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJIMNASTIKË

Amerikanet të përkryera në gjimnastikë

Amerikanet të përkryera në gjimnastikë


16 August, 2016 @21:42

Gjimnastja Simone Biles iu bashkua emrave legjendarë si Elena Shushunova e Ludmilla Tourischeva me titullin e fituar në finalen e fundit për femrat në Rio. Ajo për momentin zotëron titullin ekipor, individual të përgjithshëm, dhe titull në një disiplinë në nivel kombëtar, në Kupën e Botës, Kampionatin Botëror, dhe Lojërat Olimpike.

Këtë sukses Biles e arriti pas paraqitjes gati të përkryer arriti notën 15.966. Ajo la pas edhe një paraqitje të mrekullueshme të kampiones nga Londra në dysheme, Aly Raisman e cila pati notë 15.500. Britanikja Amy Tinkler mori të bronztën.

Britanikët fituan edhe një medalje. Nile Wilson përfundoi i treti në hekur, pas amerikanit Danell Leyva dhe gjermanit Fabian Hambuchen. Për gjermanin ishte kjo medalja e tretë në Lojëra Olimpike në këtë disiplinë, pas të bronztës në Pekin, dhe të argjendtës në Londër.

Danell Leyva nuk arriti të fitoj titullin as në paralele. Ai përsëri përfundoi i dytë, kësaj radhe mbrapa ukrainasit Oleg Verniaiev. Rusi David Belyavskiy përfundoi i treti.

Nga 16 disiplina në gjimnastikë artistike, katër tituj shkuan për SHBA-të dhe të gjithë mbanin emrin e Simone Biles. Në total, SHBA-të patën 12 medalje, para Rusisë që pati 8 medalje por vetëm një të artë. Britania e Madhe u rendit e dyta me 7 medalje, por dy tituj, që të dy nga Matt Whitlock në vegla.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera