NGA INFORMATORI NR.1 SHTESË
Bashkimi dënohet me 500 euro!
7 October, 2024 @16:07
Në Informatorin shtesë të xhiros së parë, për ndeshjen e shtyer ku Bashkimi luajti me Trepçën në mesjavën e kaluar dhe fitoi duelin është bërë e ditur se ekipi prizrenas është dënuar me 500 euro nga Komisioni i Garave të FBK-së.
Njoftimi është publikuar në Informatorin shtesë të xhiros së parë, kurse KB Bashkimi është dënëuar për shkelje të nenit 51.4 të Propozicioneve të Garave të këtij stinori.
Ndërsa në raport është treguar edhe arsyeja e dënimit, ku shkruan: ”...Pjesa e tribunave përballë tavolinës zyrtare e cila për shkak të gjuajtjes së një patike dhe shkrepsave për 10 min ka hkaktuar ndërprerje të lojës deri sa është zbrazur.”