NDARJET
Bashkimi pa dy lojtarë!
23 February, 2021 @21:11
Krahas ardhjeve të reja te skuadra e Bashkimit, janë ndarë rrugët edhe me disa lojtarë të tjerë të huaj.
Prizrenasit sot në njoftimin për transferimin e basketbollistit të ri, Christian Lutete, kanë bërë të ditur se i kanë ndarë rrugët me pllejmekerin KJ Robinson, kurse transferimi i paralajmëruar rreth një muaj më parë, Stephen Croone, ka dështuar pa ardhur ky i fundit fare në Kosovë, për shkak të problemeve me dokumentacion.
Lojtari i deritashëm i Bashkimit, KJ Robinson, sa ishte pjesë e Arpagjik’ve nuk ka treguar paraqitje aq të kënaqshme, pasi që në 7 ndeshje sa i ka zhvilluar në Superligë, ka pasur mesatare prej 6.1 pikëve për ndeshje.
Kujtojmë se Bashkimi ditë më parë kishte njoftuar edhe për përforcimin tjetër amerikan, qendrën Obinna Oleka.