Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIDEO

Bashkimi transferon qendër të huaj

Bashkimi transferon qendër të huaj


20 February, 2021 @11:32

Skuadra e Bashkimit është përforcuar me një basketbollist të ri.

Arpagjik’t kanë arritur marrëveshje me basketbollistin nigeriano-amerikan, Obinna Oleka, i cili është 203 centimetra i gjatë dhe luan në pozitat 4 dhe 5.

Njoftimin për transferin e tij e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit prizrenas.

Oleka vjen nga skuadra suedeze Djurgarden, ku ka pasur mesatare prej 11.1 pikëve dhe 8.8 kërcimeve në 19 ndeshje të zhvilluara, ndërsa ka pasur karrierë edhe në skuadrat si KTE-Duna (Hungari), Gigantes de Jalisco (Meksikë), St. John’s Edge (Kanadë), Argention de Junin (Argjentinë) si dhe Enea Brindisi (Itali).

Sipas burimeve të Topsporti.com, Oleka ka arritur mbrëmë në orët e vona në Kosovë.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga