Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I XHIROS

Besa Famgas ia shkakton Prishtinës humbjen e parë

Foto: FHK

Besa Famgas ia shkakton Prishtinës humbjen e parë


30 October, 2017 @10:03

Kampionia në fuqi, Besa FamGas e ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll, duke e fituar derbin ndaj Prishtinës.

Ndeshja e së dieles e luajtur në “Karagaç” të Pejës është vlerësuar derbi i tërë stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës.

Besa fitoi me shifrat 33:25.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 18:14.

Tani, Besa kryeson e vetme me 14 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e dyta me 12 pikë.

Të dy skuadrat i kishin fituar të gjitha gjashtë ndeshjet hapëse të edicionit.



info:

Besa FamGas: A. Curri, B. Idrizi 1, G. BIljaka 8, V. Broqi, E. Gjuka 2, K. Jupa 7, Dri. Tahirukaj 8, K. Tetova 1, T. Megjiq 1, Dre. Tahirukaj 1, B. Ramosaj, A. Kukrika 3, H. Berisha, D. Shala, J. Muqolli 1
Prishtina: A. Berisha, M. Ademi, K. Krasniqi 2, A. Bajqinovci , M. Dubovci, A. Gjuka 1, L. Esati, R. Shabanaj, A. Murtezi, P. Prekazi 4, M. Shahini, K. Kastrati 1, B. Sula 3, V. Zherka 6, D. Terziqi 8, F. Gashi

 
Të gjitha lajmet nga