Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - SUHAREKA

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!


4 May, 2024 @17:15

Humbja e Trepçës ‘89 nga Vëllaznimi në Gjakovë sot dhe fitorja e Suharekës në Drenicë kanë bërë që dy xhiro para fundit Superligën nga Grupi A ta sigurojë skuadra e Suharekës!

Në sezonin e parë të themelimit të klubit, i cili u inkuadrua në Ligën e Parë pas marrëveshjes me klubin A&N, suharekasit kanë shkruar historinë, duke e mbyllur Grupin A si lider dhe duke e siguruar matematikisht ngjitjen në elitë dy xhiro para fundit.

TABELAT E GRUPEVE

I asistuar nga Liridon Fetahaj, gjakovari Mevlan Zeka shënoi për 0-1 të Suharekës sot, gol që ishte i mjaftueshëm që suharekasit ta mposhtin 0-1 Drenicën sot.

Kështu, Suhareka siguron Superligën nga vendi i parë i Grupit A, e për pozitën që dërgon në barazh ende në luftë nga ky grup janë Dinamo e Trepça ‘89. Fituesi mes tyre do të përballet me Prishtinën e Re nga Grupi B fillimisht, e më pas më i miri i barazhit të Ligës së Parë do të përballet me vendin e tetë të Superligës.

Drenica - Suhareka 0-1 [Mevlan Zeka 40’]


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë