FITORE PËR SHPRESA
Trepça’89 fiton dhe shpresat për barazh drejt Superlige, i çon në xhiron e fundit
12 May, 2024 @22:39
Fitore e rëndësishme për Trepçën’89 ka qenë sot në “Riza Lushta” derisa ekipi i drejtuar prej Shpëtim Idrizit ka fituar duelin ndaj Drenicës: Trepça’89 - Drenica 3-1 [Ardian Hasani 26’, 70’, Williams Kouame 40’ - Mohamed Fofana 56’].
Golat e Ardian Hasanit janë treguar vendimtare për ekipin mitrovicas, derisa i njëjti shënoi i pari, por ishte edhe i fundit që tundi rrjetën për të rehatuar ekipin në fitore. ‘89-shi tash është i treti në renditje me një pikë më pak sesa Dinamoja e Ferizajit dhe në xhiron e fundit të stinorit do të shpresojë në humbje ose barazim të kundërshtarit, ndërsa vetë do të kërkojë fitore në derbi lokal ndaj Trepçës për të siguruar barazhin drejt Superligës.
Sa i përket Drenicës, humbja e tetë e stinorit dhe qëndrim në mes të renditjes aktualisht, me 34 pikë në pozitë të pestë pas 26 xhirosh. Trepça’89 ka 48 pikë si e treta. Në xhiron e radhës dhe të fundit për këtë stinor në Ligën e Parë - Grupi A, ‘89-shi luan ndaj Trepçës, kurse Drenica pret Rahovecin.