FITORE E THELLË!

Foto: KFPrishtinaeRe/fb
Kithambo me hat-trickun e parë, Prishtina e Re me mendje në barazh
11 May, 2024 @22:50
Prishtina e Re ka thyer krejtësisht rezistencën e Flamurtarit në pjesë të dytë të ndeshjes, ndërsa ka shënuar fitore rutinore ndaj kuqezinjëve në derbin lokal të kryeqytetit për të vulosur pjesëmarrjen në barazh për Superligë. Borozani.com
Përndryshe, derbi prishtinas i Ligës së Parë - Grupi B u zhvillua në “18 qershori” të Klinës, në fushë të rrallë me bar natyral në Kosovë.
Sulmuesi anglez Darnell Kithambo ka shënuar hat-trickun e parë për ekipin e tij në Ligë të Parë - Grupi B, ndërsa bardhekaltërit fituan duelin, Prishtina e Re - Flamurtari 4-0 [Lorik Dobratiqi 33’, Darnell Kithambo 51’pen., 63’, 78’] për tre pikë që sigurojnë barazhin edhe matematikisht.
Një xhiro para fundit të stinorit të rregullt, Prishtina e Re ka siguruar pozitën e dytë me 60 pikë prej 26 ndeshjesh dhe rrugëtimin e mundshëm për Superligë me barazh. Flamurtari është i shtati me 29 pikë nga 26 ndeshje.