BARAZOJNË
Barazimi i siguroi Vëllaznimit pjesën e epërme të renditjes
12 May, 2024 @23:22
Në një ndeshje ku ekipet që u ndeshën nuk kanë pasur ndonjë synim të madh pos renditjes përfundimtare këtë stinor, Rahoveci e Vëllaznimi barazuan sot. Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, ishin dy momente që përcaktuan golat kur kuqezinjtë mysafirët morrën epërsinë, ndërsa vendasit shpejt barazuan: Rahoveci - Vëllaznimi 1-1 [Liman Morina 61’ - Besfort Dervishaj 55’].
E pasi ndanë nga një pikë, Vëllaznimi ka siguruar mbylljen e stinorit në pjesë të epërme të tabelës së Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa Rahoveci është pak më poshtë. Vëllaznimi i drejtuar nga Ardian Mema ka 37 pikë nga 26 ndeshje dhe qëndron në pozitën e katërt, ndërsa Rahoveci i gjashtë, ka 32 pikë.