Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DINAMO I AFROHET BARAZHIT!

Fitore e thellë e Dinamos, një fitore para sigurimit të barazhit për Superligë!

Fitore e thellë e Dinamos, një fitore para sigurimit të barazhit për Superligë!


12 May, 2024 @18:20

Tre asistime nga Genc Berisha, e në golin e parë asistoi Ramush Ramadani, ndërsa Dinamo e Ferizajit ka fituar shpejt e lehtë ndeshjen ndaj Istogut për të siguruar edhe një trepikësh, që i afron jashtëzakonisht në barazh për Superligë.

Dinamo - Istogu 4-1 [Drilon Sadiku 12’, Kenan Orana 31’, Daniel Tette 45’, Fidan Gërbeshi 57’ - Granit Arifaj 88’].

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Dinamo tashmë të jetë në pozitë të dytë (që siguron barazhin e parë) me 49 pikë pas 26 ndeshjesh, një më shumë sesa Trepça’89 ndjekëse, kurse Istogu mbetet i fundit në pozitë të dhjetë me 21 pikë nga 26 ndeshje, 2 më pak sesa Phoenixi i parafundit!

Deri në fund të kampionatit, ka mbetur edhe një xhiro, ndërsa Dinamoja është mysafire e Rilindjes 1974 kurse Istogu pret Suharekën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë