Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF I SHTIMJANËVE

Ymeri me hat-trick, Vjosa mposht 2 Korrikun

Foto: FCVjosa

Ymeri me hat-trick, Vjosa mposht 2 Korrikun


Teksti: 2korriku.com

11 May, 2024 @22:02

Në “Besnik Begunca” të Kaçanikut, Vjosa e 2 Korriku janë ndeshur në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë të futbollit në Kosovë; ndeshja që prodhoi gjashtë gola, i la të kënaqur shikuesit e pranishëm, në stadiumin i cili u caktua si vend-takim i këtij dueli tek të enjten, për shkak të punimeve që janë duke u kryer në Stadiumin e Qytetit në Shtime, aty ku ishte paraparë fillimisht që të luhej kjo ndeshje.

Nga tre gola për secilin fraksion të ndeshjes, mjaftuan që në fund fitimtare të dalë Vjosa; në fakt interesante ishte se rezultatet e të dyja pjesëve u mbyllën me rezultatin 2-1.

Tek vendësit më së shumti la gjurmë qendërsulmuesi Drin Ymeri, i cili në tri raste dënoi mysafirët dhe kompletoi “hat-trick”. Një gol e shënoi edhe i riu me shumë potencial, Riad Murseli.

Ndërsa për 2 Korrikun, golin në pjesën e parë e shënoi shtatgjati Ardit Gashi, ndërsa në të dytën realizoi braziliani Gustavo, i asistuar nga Rin Ahmeti në minutën 51’.

Për ekipin nga kryeqyteti, gjëja me pozitive nga ky takim ishte debutimi i 15-vjeçarit Rin Ahmeti, i cili u inkuadrua në minutën 46’ dhe pati paraqitje jashtëzakonisht të mirë deri në fund të ndeshjes.

Në rrethana normale, për 2 Korrikun takimi i sotëm do të duhej të ishte i parafundit, por në fakt ky ishte i fundit që u zhvillua në fushë, sepse ai i javës së njëzeteshtatë kundër KF Ulpiana do të regjistrohet me rezultat zyrtar, për shkak të dënimeve që ky klub i ka marrë nga organet e FFK-së.

Kësisoj, duke i llogaritur edhe pikët e ndeshjes së xhiros së fundit që do të regjistrohet me rezultat zyrtar (3-0), FC 2 Korriku edicionin 2023/24 do ta mbyllë me 29 pikë të fituara.

Raiffeisen Liga e Parë, Grupi ‘B’; Java e Njëzetegjashtë

KF Vjosa v. FC 2 Korriku 4-2

Golashënues: Riad Murseli 26’, Drin Ymeri 44’ 60’ 63’; Ardit Gashi 27’, Gustavo H. S. Faria 51’

Gjyqtarët e ndeshjes: Ersen Janovali (Prishtinë), Eris Sekiraqa (Prishtinë), Bedri Beshiri (Prishtinë), Lirim Jashari (Prishtinë)

Delegat i ndeshjes: Faton Sejdiu (Prishtinë)

Vëzhguesi i i gjyqtarëve: Zymer Berisha (Ferizaj)

Formacioni startues i Vjosës: Armend Miftari, Rilind Gerbeshi, Diar Halili, Riad Murseli, Albinot Kozmaqi /kap./, Drin Ymeri, Ardian Selimi, Akil Makolli, Muhamed Llapashtica, Endrit Bytyqi, Muhamed Dubova. Kryetrajner: Meriton Baftiu.

U inkuadruan edhe: Enis Stublla 46′, Festim Haxhiu 46′, Astrit Fazliu 46′, Bashkim Selimi 46′

Formacioni startues i 2 Korrikut: Arnis Ajeti, Granit Latifi, Abit Salihu, Agron Beqiri, Milot Hyseni, Andi Oruqi /kap./, Ylli Prekopuca, Gneilpekan M. Camara, Enes Duraku, Ardit Gashi, Gustavo H. S. Faria. Kryetrajner: Besim Ademi.

U inkuadruan edhe: Rin Ahmeti 46’, Shqiprim Kelmendi 46’, Donart Selmani 70’, Ideal Abdullahu 70’, Miftar Avdiu 70’


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë