Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI DISIPLINOR DHE I ETIKÊS

Statovci në disiplinore pas akuzës ndaj gjyqtarëve

Statovci në disiplinore pas akuzës ndaj gjyqtarëve


1 May, 2024 @18:46

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së ka do të ketë punë me trajnerin e Phoenix, Faruk Statovci. Kjo, pasi që KD ka hapur procedurën për trajnerin në fjalë i cili ka akuzuar gjyqtarët në ndeshjen Phoenix-Istogu.

Sipas njoftimit të botuar në faqen zyrtare të FFK-së, edhe pse ka qenë i dënuar ka hyrë brenda rrethojave të fushës për t’iu afruar gjyqtarit ku i është drejtuar me fjalët si mëposhtë.

“Kryetrajneri i FC “Phoenix”, Faruk Statovci, ID.0100997M79. Edhe pse nuk ishte i
evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes (i dënuar), i njejti kishte hyrë brenda
rrethojave të fushës, para hyrjes në lokalet zyrtare, ishte afruar gjyqtarit kryesor të ndeshjes dhe me ton të lartë i drejtohet: ”Të jesh i kujdeshëm gjatë ndeshjes” , si dhe pas përfundimit të ndeshjes, hyn në fushën e lojës, dukshëm i nervozuar dhe
me ton të lart, i akuzon gjyqtarët e ndeshjes se e kanë dëmtuar ekipin e tij me fjalët “se dikush ju ka dërguar këtu me direktiva”. Sipas raportit të gjyqtarëve të ndeshjes Phoenix-Istogu. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore
kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Phoenix”, Faruk Statovci.
Afati datë 07.05.2024 ora 13:00.”

Mbetet të shihet se si do të mbyllet rasti i hapur nga KD i FFK-së. Phoenix përndryshe është duke luftuar për mbijetesë në Ligën e Parë - Grupi A.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë