NË HOGOSHT
Sulm ndaj referit, ndërprehet Kika-Vushtrria
27 April, 2024 @19:06
Përballja ndërmjet Kikës dhe Vushtrrisë në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B, që i përkiste xhiros së XXIV është ndërprerë. TopSporti.com ka marrë mesazhe nga ndjekësit lme tu ndërprerë loja në fjalë, ndërsa deri në konfirmin e ndërprerjës së të dyja palëve nuk ka dalë me lajm për të saktësuar atë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 83. të ndeshjes, pak minuta pasi që vushtrriasit avancuan. Deri në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte: Kika - Vushtrria 1-2 [n.n. 44’ - Taulant Avdyli 63’, Gentrit Ulluri 80’]
Kështu, pas ndeshjes Vushtrria ka dalë me këtë njoftim (po e sjellim pa ndërhyrje):
“Ndërprehet ndeshja KF Kika vs FC Vushtrria
Në minuten e 83 është ndërprerë ndeshja KF Kika - FC Vushtrria për arsye te disa sjelljeve jo sportive të lojtarëve të KF Kika ndaj referit kryesorë te ndeshjes. Rezultati ishte 1:2 në favor të FC Vushtrrisë të cilët e përmbysen rezultatin me golat e Taulant Avdylit në minuten e 63 dhe Gentrit Ullurit në minuten e 80.
Presim për një vendim final për ndeshjen e sotme nga Federata e Futbollit të Kosovës.
#forcavushtrri”
Ndërkaq Kika doli me këtë njoftim (po e sjellim pa ndërhyrje):
“Reagim
Ndjenja e keqardhjes është e natyrshme në rastin e ndeshjeve të tilla, por është e rëndësishme të ruajmë respektin për vendimet e referit dhe integritetin e lojës. Është e rëndësishme që si klub të marrim përgjegjësi për veprimet e lojtarëve tanë dhe të analizojmë situatat për të shmangur përplasje të tilla në të ardhmen. Sfidat e lojës duhet të trajtohen me sportivitet dhe respekt për të gjithë pjesëmarrësit në fushë.
Gjithashtu ne si klub faleminderojm publikun që me sportivitet e ka marrur vendimin e referit.
Kika mbi të gjithë”
Përndryshe, derisa luhej futbolli, Kika kishte epërsi në pjesë të parë 1-0, ndërsa në pjesë të dytë pranoi dy gola kur më pas edhe ndodhi sulmi, gjatë rezultatit 1-2.
Në ndërkohe, pritet të shihen masat që do të ndërmerr Komisioni i Garave dhe ai Disiplinor i FFK-së për rastin në fjalë.