Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RADHISIN FITORET

E gjashta me radhë për Suharekën

E gjashta me radhë për Suharekën


28 April, 2024 @21:36

Fitorja e gjashtë me radhë për Suharekën e drejtuar nga Arsim Thaçi ka ardhur sot, pasi që ekipi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në stadiumin e qytetit të Therandës.

Suhareka - Vëllaznimi 2-1 [Astrit Berisha 16’, Mevlan Zeka 44’ - Norik Krasniqi 70’]

Dyshja në formë, Astrit Berisha dhe Mevlan Zeka përsëri kanë treguar cilësitë e tyre, ndërsa goli i vonshëm i Vëllaznimit nuk ka rrezikuar fitoren e tyre. Me fitoren e regjistruar, Suhareka mbetet e para dhe është shumë afër sigurimit të Superligës, pasi që ka 50 pikë nga 24 ndeshje, 5 më shumë sesa ndjekësi i parë kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të stinorit.

Vëllaznimi në anën tjetër është i pesti me 33 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë