FITORJA E DYTË ME RADHË NË SHTËPI
Vëllaznimi me përmbysje i prish punë Dinamos
21 April, 2024 @23:55
Vëllaznimi ka arritur që të përmbys epërsinë e mysafirëve në Gjakovë sot, ashtu që t’u prish planet e tyre sa i përket luftës për Superligë. Përkundër se Dinamoja e Bylbyl Sokolit mori e para epërsinë në ndeshje, Vëllaznimi ka arritur që të barazojë pak para fundit të pjesës së parë dhe të shfrytëzojë mençuar mundësitë në pjesë të dytë për të fituar ndeshjen dhe për të regjistruar fitoren e tetë kampionale.
Vëllaznimi - Dinamo 3-1 [Qemail Elshani 44’, Nikson Memaj 70’, Rron Rogova 81’ - Alban Çejku 37’].
Me këtë fitore, Vëllaznimi mbyll xhiron 23 të Ligës së Parë - Grupi A në pozitë të pestë me 33 pikë, ndërsa Dinamoja mbetet pas Trepçës’89 tash, duke u renditur e treta me 40 pikë.