Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË FITORE

Fitorja e dytë me radhë, ngrit Flamurtarin në renditje

Fitorja e dytë me radhë, ngrit Flamurtarin në renditje


20 April, 2024 @22:25

Flamurtari ka dalë në 26 pikë nga 23 xhiro të Ligës së Parë - Grupi B, pasi që sot në shtëpi mposhti Vushtrrinë mysafire me rezultat 3-2. Ekipi i Liridon Lecit krijoi epërsi dygolëshe në fillim të pjesës së dytë, që mjaftoi për ata të marrin fitoren mjaft të nevojshme për këndellje aty.

TABELA AKTUALE

Pasi që dy ekipe u përjashtuan nga Liga e Parë - Grupi B për shkak të kurdisjes, edhe lojtarët e Vushtrrisë që u këndellën në pranverë dhe nisën të korrin rezultate të mira, tashmë dukeshin pak më rehat në fushë për tu mposhtur: Flamurtari - Vushtrria 3-2 [29’, 41’, 50’ - Taulant Avdyli 22’, Gentrit Ulluri 59’].

Me pikët e tubuara, Flamurtari është i gjashti në renditje të Ligës së Parë - Grupi A, me 26 pikë dhe me fitore kaloi pikërisht Vushtrrinë duke e rrëzuar në pozitë të shtatë, ku ekipi i drejtuar nga Granit Begolli ka 24 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë