Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMBYSJE NË "JAHJA DANUZA"

Suhareka përmbys Rahovecin në fund për t’iu afruar edhe më Superligës

Foto: FCSuhareka/ fb

Suhareka përmbys Rahovecin në fund për t’iu afruar edhe më Superligës


20 April, 2024 @22:20

Përkundër se Rahoveci kishte epërsi dygolëshe kur kishin mbetur edhe 30 minuta lojë, Suhareka ka ditur që të menaxhojë lojën dhe ta rikthejë atë, për ta fituar komplet ndeshjen dhe për ta bërë edhe një hap drejt Superligës.

Rahoveci mbylli pjesën e parë në epërsi, ndërsa dukej se po shkonte drejt fitores së sigurt, derisa në skenë doli Mevlan Zeka i Suharekës për të ngushtuar epërsinë dhe për t’i dhënë krah ekipit. Pas kësaj, nisi presioni më i madh i ekipit të Arsim Thaçit karshi atij të Granit Dervishollit dhe në minutat e fundit të ndeshjes, me golat e Astrit Berishës dhe Zekës, Suhareka doli fituese nga “Jahja Danuza. Rahoveci - Suhareka 2-3 [Torvioll Stullqaku 41’, Liman Morina 61’ - Mevlan Zeka 65’, 89’, Astrit Berisha 83’].

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Suhareka pas 23 xhirosh të ketë 47 pikë dhe të jetë në pole-position drejt Superligës nga Liga e Parë - Grupi A. Rahoveci ndërkaq, është i gjashti dhe ka 28 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë