Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN RRUGËT

Rahoveci shkarkon trajnerin pas humbjes nga Suhareka

Foto: KFRamizSadiku/ fb

Rahoveci shkarkon trajnerin pas humbjes nga Suhareka


21 April, 2024 @0:41

Klubi i Rahovecit ka bërë të ditur menjëherë pas ndeshjes së humbur me përmbysje nga Suhareka të shtunën se ka ndarë rrugët me trajnerin Granit Dervisholli, që kishte marrë drejtimin e skuadrës në fillim të stinorit.

Ata e falenderuan trajnerin për punën e deritashme, por si arsyetim për ndërprerjen e bashkëpunimit përmendën mosarritjen e rezultateve të duhura në pesë ndeshjet e fundit.

“Ndërprerje bashkëpunimi me trajnerin Granit Dervisholli
Klubi ka mbajtur një mbledhje urgjente pas humbjes nga Suhareka dhe ka arritur konludimin se rezultatet në 5 javë të fundit nuk kanë qenë ato të pritura.
Falënderojmë teknikun për kontributin e tij të pashoq, sportiv e njerëzor, me shpresën se në vijim do t’i prijë e mbara, kudo që shkon.”
- shkroi njoftimi i KF Rahoveci.

Përndryshe, Rahoveci sot përkundër se kishte epërsi 2-0 deri në minutën e 65 të ndeshjes, në fund pësoi 2-3!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë