Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUSPENDOHET STATOVCI

Faruk Statovci dënohet me 2 ndeshje mosushtrim detyre

Foto: FCPhoenix/ fb

Faruk Statovci dënohet me 2 ndeshje mosushtrim detyre


16 April, 2024 @20:04

Trajneri i Phoenix, Faruk Statovci, është dënuar me dy ndeshje mosushtrim detyre nga KD i FFK-së, pas kartonit të kuq të pranuar në përballjen që Phoenix e fitoi ndaj Trepçës në fundjavën që e lamë pas.

Phoenix është duke luftuar për mbijetesë në Ligën e Parë - Grupi A, ndërsa Statovci ka marrë karton të kuq pas reagimeve ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Mëposhtë, vendimi i KD-së së FFK-së.

“Kryetrajneri i KF ”Phoenix’ Faruk Statovci me nr ID 010099M79. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A , Phoenix – Trepça ndëshkohet me karton të kuq pas reagimeve në mënyrë sportive në fillim të pjesën së parë dhe në përfundim të saj ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phoenix –Trepça. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.”

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë