Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI S'GABON!

Betim Haxhimusa me dygolësh, Ferizaji përmbys Ramiz Sadikun

Foto: FCFerizaji/fb

Betim Haxhimusa me dygolësh, Ferizaji përmbys Ramiz Sadikun


19 April, 2024 @22:10

Një gol i hershëm i Altin Ibrahimit la të befasuar Ferizajin! Ramiz Sadiku mori epërsinë në duelin e së premtes, të parit të xhiros XXIII të Ligës së Parë - Grupi B, ndërsa lideri u desht që të ndjek rezultatin në vazhdim.

Përkundër tentimeve në pjesë të parë dhe presionit Ferizaji i Arsim Abazit nuk arriti assesi të thyejë mbrojtjen e ekipit të drejtuar nga Alban Dragusha. Ramiz Sadiku rezistoi mirë në pjesë të parë.

TABELA AKTUALE

Por në pjesë të dytë doli në skenë përvoja e sulmuesit të Ferizajit Betim Haxhimusa, që bëri dallimin në ndeshje. Një herë asistoi kapiteni Edon Sadriu për Haxhimusën e pastaj edhe Egzon Qerimi, kurse Ferizaji festoi në fund, Ramiz Sadiku - Ferizaji 1-2 [Altin Ibrahimi 12’ - Betim Haxhimusa 56’, 63’].

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të stinorit, Ferizaji ka ruajtur lidershipin dhe mundësinë për të arritur direkt Superligën duke shkuar tash në kuotën e 54 pikëve pas 23 ndeshjeve, derisa Ramiz Sadiku duket të jetë i qetë në pozitë të pestë aktualisht me 28 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë