Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NË DEBUTIM

Vjosa e nis me fitore me trajnerin e ri

Vjosa e nis me fitore me trajnerin e ri


21 April, 2024 @23:22

Vjosa ka arritur të shënojë fitore minimale sot në duelin e parë me trajnerin e ri në ekip, Meriton Baftiu. Ekipi shtimjan pas ndarjes me Leotrim Krasniqin në xhiron e shkuar, sot ka mposhtur Kikën 1-0 me anë të golit të shënuar nga Muhamed Llapashtica.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Vjosa vazhdon të jetë e treta në renditje, por tash me 46 pikë nga 23 ndeshje, 7 më pak sesa Prishtina e Re në pozitë të dytë dhe 9 më shumë sesa Ulpiana e përjashtuar nga liga. Kika në anën tjetër, me pikë është e fundit në renditje, ka vetëm 13 pikë, ndërsa ka pësuar të 18 herë këtë stinor. Mirëpo, hogoshtasit s’po mërziten fort për rezultate më, pas përjashtimit të Vllaznisë dhe Ulpianës nga Liga e Parë - Grupi B.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë