Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KËNDELLEN NË FUND

Pas tre humbjeve, Trepça arrin fitore në momentet e fundit

Foto: FCIstogu/ fb

Pas tre humbjeve, Trepça arrin fitore në momentet e fundit


21 April, 2024 @23:11

Trepça e drejtuar nga Emin Baliqi ka arritur të shënojë një fitore dramatike ndaj Istogut në Mitrovicë sot, derisa fundi i ndeshjes u bë interesant. Pas pjesës së parë pa gola, që në fillim të pjesës së dytë vendasit avancuan, mirëpo goli i Istogut 5 minuta para fundit trazoi gjithçka dhe “minatorët” u hodhën edhe një herë për të arritur fitoren në minutë të fundit të kohës së rregullt të duelit.

Trepça - Istogu 2-1 [Ani Kenneth 48’, 90’ - J. Kabashi 85’]

Fitorja, që vjen pas tre humbjeve me radhë për Trepçën i çon ata në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare me 29 pikë nga 23 ndeshje, ndërsa Istogu mbetet i fundit në renditje me 19 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë