PEJANËT BARAZOJNË
Rilindja 1974 nxjerr edhe një barazim jetik
21 April, 2024 @23:02
Skuadra e drejtuar nga Senad Alirifa, Rilindja 1974, nuk është dorëzuar fare në ndeshje ndaj Drenicës në “Bajram Aliu” sot dhe ka arritur të kthehet dy herë në lojë, për të dalë me pikë të dytë me radhë si mysafir në kuadër të Ligës së Parë - Grupi A, ku po lufton për mbijetesë.
Drenica - Rilindja 1974 3-3 [Leart Emini 31’, Lion Cahani 35’, 77’ - Erblind Mulaj 48’, 66’ Qëndrim Dautaj 88’].
Përndryshe, ky ka qenë barazimi i parë i Drenicës me Afrim Jasharin në krye të shtabit teknik, pas dy fitoreve me radhë të shënuara. Derisa Drenica e mbyll xhiron 23 në pozitë të katërt të renditje me 34 pikë, Rilindja 1974 është e teta me 21 pikë, dy më shumë sesa Phoenix e Istogu, që gjithashtu janë në luftë për mbijetesë.