Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI - FERIZAJ

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

Foto: FC Ferizaj / FB

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!


4 May, 2024 @17:01

Ferizaj zyrtarisht rikthehet në Superligë!

Skuadra në fjalë shënoi sot fitore 0-3 në udhëtim te Flamurtari, për ta siguruar kështu matematikisht rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

Albion Kurtaj me një gol dhe Edon Sadriu me dy të tjerë bënë që Ferizaji ta mbyllë 0-3 pjesën e parë, e me rezultat të njëjtë u mbyll edhe e gjithë ndeshja.

TABELAT E GRUPEVE

Kështu, dy xhiro para fundit Ferizaj siguron rikthimin në Superligë nga Grupi B i Ligës së Parë, sepse ndodhet tri pikë para vendit të dytë, Prishtinës së Re, dhe njërën prej dy ndeshjeve të mbetura e ka ndaj Vllaznisë. Kjo skuadër është përjashtuar nga liga tashmë dhe Ferizaj automatikisht do t’i marrë 3 pikë për atë ndeshje, me ç‘rast e siguron Superligën që nga sot.

Ndërkohë, Superligën përmes barazhit do ta provojë Prishtina e Re, e cila do ta mbyllë Grupin B në vendin e dytë.

Flamurtari - Ferizaji 0-3 [Albion Kurtaj 12’, Edon Sadriu 33’, 42’]


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë