REZULTATI NË PLAN TË DYTË, NË DITËN FESTIVE TË FERIZAJIT
Në humbje pas 16 xhirosh, Ferizaji festoi me trofe inkuadrimin në Superligë
11 May, 2024 @22:29
Ferizaji pësoi humbjen e parë në stinorin pranveror të Ligës së Parë - Grupi B, të parën në përgjithësi në kampionat pas 16 ndeshjesh pa humbje, por festoi trofeun e fituesit të Ligës së Parë - Grupi B.
Kjo, pasi që ekipi i drejtuar nga Arsim Abazi siguroi Superligën një xhiro më parë me rikthim “express” pasi që në stinorin e kaluar ra nga Superliga duke u mposhtur në barazh pas penalltive nga Liria.
Sa i përket duelit, Vushtrria shfrytëzoi rehatinë dhe ditën festive në Ferizaj duke shënuar tri herë në portën e tyre, derisa këta të fundit morrën lojën seriozisht për të shënuar dy herë për përfundimtaren, Ferizaji - Vushtrria 2-3 [Sokol Kiqina 53’, Gentrit Olluri 67’ag. - Taulant Avdyli 9’, Drilon Fazliu 34’pen., Ardi Shala 47’].
Në xhiron e parafundit të Ligës së Parë - Grupi B, Ferizaji lider ka 60 pikë nga 26 ndeshje ndërsa Vushtrria kalon në pozitë të pestë me 33 pikë nga po aq ndeshje.