Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BEFASISHT, NDAHEN!

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!


2 May, 2024 @11:45

Skuadra e Strugës që po lufton për titull kampioni në Maqedoninë Veriore, ka bërë të ditur sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e saj Shpëtim Duro. Ekipi strugan është me pikë të njëjta në TOP-3 të renditjes së ligës, bashkë me Shkëndijën dhe Shkupin - të gjitha kanë nga 58 pikë. Deri në fund të stinorit kanë mbetur vetëm edhe 3 xhiro! Ecuria e mirë e Strugës, në dy xhirot e fundit u ndërpre, kur u mposht nga Sileks dhe Tikvesh.

“FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.
Me këtë rast, FC Struga falënderon Shpëtim Duro për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.”
ka shkruar njoftimi i FC Strugës sot.

Në tre xhirot e fundit të stinorit, Struga pret Gostivarin, udhëton te Shkëndija dhe mbyll stinorin ndaj Shkupit.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga International