PORTIERI I PARË
Etrit Berisha rikthehet në ekip
Teksti: FSHF
25 March, 2024 @11:55
Pas sfidës me Kilin, kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për miqësoren e dytë të marsit ndaj Suedisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancat stërvitore para ndeshjes.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj Suedisë. Pas dëmtimit të pësuar, gjendja e portierit kuqezi është më e mirë dhe do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor.
Kombëtarja ka mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë dje, me seancën e fundit stërvitore që u zhvillua në stadiumin e ndeshjes.
Sfida Suedi-Shqipëri do të luhet më datë 25 mars në ora 19:00, në stadiumin “Friends Arena”. Suedia në miqësoren e këtij muaji u mposht nga Portugalia me rezultat 5-2, ndërsa Shqipëria u mposht 3-0 ndaj Kilit.