Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E KAPITENIT, PAS HUMBJES NGA KILI

Gjimshiti: Ky ishte një mësim!

Foto: FSHF

Gjimshiti: Ky ishte një mësim!


23 March, 2024 @1:13

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së humbur ndaj Kilit 0-3, ka thënë se loja e sontme ka qenë një mësim për futbollistët e ekipit.

Ai ka shtuar se e mira e kësaj është që mësimi të mirret tash, e jo më vonë, gjë që ka ndodhur, ndërsa ekipi duhet të merr më seriozisht secilën ndeshje, pasi që tashmë evropiani është shumë afër.

“Rezultati nuk është aq i vërtetë, pasi që në fund pësuam dy gola. Sot nuk ecën gjërat siç donim. Ndoshta është një mësim. Besoj që si ekip do të na ndihmojë kjo humbje, sidomos 3-0! Duhet të kthehemi me këmbë në tokë,” ka thënë fillimisht qendërmbrojtësi 31 vjeçar i kuqezinjëve.

Kapiteni i kombëtares gjithashtu ka thënë se ky mësim është më mirë që erdhi tani, sesa të ndodhte më vonë.

“Problemi është se në futboll gjithçka është e mundur. Kishim shumë gabime, në çdo repart. Gabime të thjeshta që nuk i kemi bërë përpara. Ky mësim, më mirë tani sesa më vonë,” ka shtuar ndër të tjera mbrojtësi i Atalantës në Serie A.

Pas disfatës nga Kili në miqësoren e parë të marsit, Shqipëria do të jetë mysafire e Suedisë më 25 mars në Stokholm, në “Friends Arena”.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria