KILI MPOSHT SHQIPËRINË NË MIQËSORE!
Kili zbret në tokë shqiponjat kuqezi
22 March, 2024 @23:26
Një goditje të vetme që tentoi shkonte drejt portës dhe me një të shtrirë në tokë të Claudio Bravos, u mbyll miqësorja e parë e Shqipërisë e vitit 2024 dhe testi i parë para evropianit.
Shqipëria u mposht thellë nga Kili sonte në “Ennio Tardini” të Parmës, ku latinoamerikanët fituan ndeshjen 0-3 [Vargas 19’, Bolados 83’, Davila 90’+2] me dy golat e fundit që erdhën pasi kuqezinjtë u hapën në tentim duke kërkuar barazimin, e kilianët u treguan mjaft mirë me sulmuesit e freskët për të goditur dhe fituar ndeshjen.
Goli i hershëm i Vargasit bëri që Kili të kontrollojë ndeshjen, ndërsa përkundër posedimit gati të barabartë të topit, Shqipëria nuk ka pasur ndonjë rast të theksuar në pjesë të parë të ndeshjes, pasi që mungonte pasi final për të futur në rast Rey Manajn, që nisi sot ndeshjen në 11-she të parë pas formës së mirë të treguar me ekipin e tij Sivasspor.
Loja ishte agresive përkundër se miqësore, e të përzgjedhurit e Ricardo Garecas treguan seriozitet dhe luftë në secilën pjesë të fushës për të vështirësuar punën e kuqezinjëve.
Në pjesë të dytë Sylvinho reagoi me zëvendësime, por pos një rasti të vetëm që u krijua nga Arbër Muçolli e që Armando Broja përkundër lëvizjes së mirë nuk arriti të shënojë, raste tjera nuk kishte!
Arbër Hoxha debutoi për Shqipërinë sonte, ku lojtari i Dinamos së Zagrebit fitoi 11 minuta duke zëvendësuar Taulant Seferin vrapues. Edhe Ernest Muçi fitoi 28 minuta duke zëvendësuar Nedim Bajramin, por asnjëri nga dy zëvendësuesit nuk arriti të bëj diçka për tu theksuar sonte.
Punë për Sylvinhon pas humbjes së thellë sonte, ndërsa Shqipëria zbreët me këmbë në tokë pas një ecuri shumë të mirë në ciklin kualifikues gjatë vitit 2023. Përballja e radhës për kuqezinjtë është miqësorja e 25 marsit, ku shqiponjat fluturojnë për në Suedi për lojën që nis në ora 19:00 të hënën mbrëma.