PARA MIQËSOREVE
Një ish-lojtar i njohur merr drejtimin e Suedisë, para miqësores ndaj Shqipërisë
26 February, 2024 @17:01
Reprezentacioni suedez në futboll, që së fundi ka pasur krizë dhe nuk ka arritur t’ia dalë në rrugë drejt EURO 2024 përmes kualifikimit direkt, ndërsa në Ligë të Kombeve ka rënë në Ligën C, ka emëruar sot përzgjedhësin e ri të ekipit kombëtar.
Ai është një ish-lojtar i njohur i futbollit danez, që ka bërë karrierë edhe te AC Milan (2002-2005) - Jon Dahl Tomasson. Selektori 47 vjeçar pritet të debutojë me ekipin e tij në miqësoret e këtij muaji, që Suedia i ka aranzhuar ndaj Portugalisë dhe Shqipërisë.
Suedia luan ndaj Portugalisë më 21 mars, ndërsa ndaj Shqipërisë më 25 mars. Tomasson ka kontratë me Suedinë deri në fund të kualifikimeve për Botërorin 2026, ndërsa në rast të sigurimit të biletës për Botëror, kontrata e tij do të vazhdohet automatikisht.
Së fundi, Tomasson ka punuar për Blackburnin në Angli, ndërsa më parë ka qenë trajner i Malmos në Suedi. Gjithashtu, ai ka punuar si ndihmës-selektor i Danimarkës në vitet 2016-2019.