Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESA TË RËNDËSISHME NË SULM

Ferizaji siguoron sulmues të dëshmuar për pranverë!

Ferizaji siguoron sulmues të dëshmuar për pranverë!


28 December, 2023 @9:44

Pas emërimit të Arsim Abazit si kryetrajner të skuadrës ditë më parë, Ferizaji ka nisur me përforcime të rrufeshme për pranverë. Ekipi bardhekaltër që në stinorin e kaluar ra prej Superligës pas penalltive në barazh, dëshiron të kthehet aty me “express” ndërsa dje kanë zyrtarizuar dy sulmues të dëshmuar, për t’i bërë të ditur rivalëve forcën ende pa nisur gjysmëstinori i dytë i Ligës së Parë - Grupi B.

Sokol Kiqina

Sokol Kiqina është sulmuesi 21 vjeç që vjen prej Erzenit të Shijakut, ndërsa para kësaj ai ka luajtur për Llapin. Ai ka luajtur në Superligë të Kosovës në 2021/22 kur shënoi katër herë për Feronikelin e dikurshëm.

Albion Kurtaj

Ndërkaq, rikthimi i Albion Kurtajt është parë me entuziazëm të madh, pasi që sulmuesi në fjalë ka qenë pjesë e ferizajasve më parë, ndërsa tash luante për Prishtinën në Superligë. Për të pasur më shumë minuta dhe për t’i ndihmuar ekipit ku u rrit, Kurtaj dhe Ferizaji ribashkohen për “misionin” Superliga.

Të njëjtin mesazh e ka lëshuar edhe njoftimi i FC Ferizajit me rastin e prezantimit të Kurtajt dje, duke thënë “me Kurtajn dhe Kiqinën po ndërtojmë ofanzivë të frikshme, kurse para vetes kemi një mision të vetëm - Superligën”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë