Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERJA ZYRTARIZOI PËROFRCIMIN E PARË

Enis Stublla përforcimi i parë i Vjosës për pranverë

Foto: FCVjosa/ fb

Enis Stublla përforcimi i parë i Vjosës për pranverë


10 January, 2024 @11:48

Mesfushori podujevas, Enis Stublla është përforcimi i parë i ekipit shtimjan që garon në Ligë të Parë - Grupi B, Vjosa. Ekipi në fjalë ka bërë të ditur ditë më parë se ka siguruar marrëveshjen me lojtarin për sezonin në vijim, ndërsa 24 vjeçari po shikon mundësinë që të tregohet me ekipin e drejtuar nga Leotrim Krasniqi.

“Enisi vjen nga KF Ulpiana poashtu ka luajtur për KF Llapin, FC Phoenix. Enisi është sulmues krahu, dallohet për depërtimet e tij, saktësin e pasimeve dhe goditjet nga distanca.
Me Stubllen po kompletohet sulmi, edhe këtë vit presim që sulmi të jetë ndër më të mirët në ligë. Stubllës i dëshirojmë mirseardhje në qytetin e Shtimes dhe në KF Vjosa.”
— ka shkruar njoftimi i FC Vjosës.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Vjosa përndryshe ka kryer vjeshtën në Ligë të Parë - Grupi B si lidere. Shtimjanët në stinorin e kaluar arritën në Ligë të Parë, ndërsa tash po e udhëheqin atë me 31 pikë, një më shumë sesa ndjekësi i parë i tyre Prishtina e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë