FORCOJNË MBROJTJEN
Dardan Jashari u zyrtarizua te Prishtina e Re
2 January, 2024 @18:15
Ekipi i ri në Ligë të Parë të Kosovës, që po garon në Grupin B të saj, Prishtina e Re në ditët e fundit të vitit 2023 ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin me përvojë, Dardan Jashari.
Jashari 33 vjeç që gjatë vjeshtës ishte pjesë e Suharekës, ndërsa në stinorin e kaluar luajti për Lirinë, tash e tutje do të veshë fanellat kaltër e bardhë të Prishtinës së Re.
“Dardani ka një bagazh të pasur si futbollist, ka qenë pjesë e shumë klubeve në elitën e futbollit kosovarë dhe me bagazhin e tij do të ndihmoj ekipin në rrugëtimin drejt objektivit.
Në edicionin e fundit ishte shtyllë e mbrojtjes dhe një nga më të merituarit që Liria u inkuadrua në Superligë, ndërsa së fundi ishte te Suhreka.” - ka shkruar ndër të tjera KF Prishtina e Re në njoftimin e saj.