Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Vushtrria zyrtarizon kryetrajnerin e ri

Vushtrria zyrtarizon kryetrajnerin e ri


30 December, 2023 @17:58

Përmes një postimi zyrtar, klubi i Vushtrrisë ka bërë të ditur emërimin e kryetrajnerit të ardhshëm të skuadrës.

Në krye të Vushtrrisë në pjesën e dytë të sezonit në Ligën e Parë do të jetë Granit Begolli, një emër i njohur i futbollit kosovar.

TABELA AKTUALE

Granit Begolli gjatë karrierës së tij ka qenë kryetrajner i Vëllaznimit, Lirisë, Feronikelit e së fundi Suharekës, ndërsa në vazhdim do të jetë drejtues i skuadrës vushtrriase.

Stinorin vjeshtor Vushtrria e përfundoi në vendin e parafundit të Grupit B të Ligës së Parë, vetëm një pikë larg vendit të fundit që dërgon një ligë më poshtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë