Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË ME PËRFORCIME

Atdhe Grajçevci nga Ljungskile vjen te Phoenix

Atdhe Grajçevci nga Ljungskile vjen te Phoenix


28 December, 2023 @9:30

Mesfushori nga Kosova Atdhe Grajçevci është lojtar i ri i Phoenixit, që do të kërkojë shpëtimin e stinorit gjatë pjesës pranverore të Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa ekipi nga Banja e Pejës e ka zyrtarizuar atë dje si lojtar të ri të ekipit.

Grajçevci ka luajtur në disa ekipe të Kosovës më parë, ndërsa klubi i ka uruar mirë se ardhje në ekip, ngjyrat e së cilit do t’i mbrojë në pjesë të dytë të stinorit.

Mesfushori 25 vjeçar para se të dalë në Suedi, ka luajtur për KEK-un, Llapin e Drenicën në moshë më të re.

Grajçevci është lojtar i radhës në ekipin e Phoenixit, që është treguar më aktivi në afatin kalimtar dimëror nga të gjitha ekipet e Ligës së Parë, në të dyja grupet e saj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë