Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJOSA VAZHDON ME FORMË TË MIRË

Ecuria e mirë e Vjosës, vazhdon edhe në Kupë

Ecuria e mirë e Vjosës, vazhdon edhe në Kupë


7 December, 2023 @15:11

Vjosa e drejtuar nga Leotrim Krasniqi vetëm disa ditë pasi që kreu Ligën e Parë - Grupi B si lider vjeshtor, ka arritur të sigurojë një vend edhe në të tetën e finales së Kupës së Kosvës, duke e mposhtur sot në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, Ulpianën e drejtuar nga Emin Bajrami.

Vendasit, edhe pse morën epërsinë herët në ndeshje mysafirët kanë arritur të këndellen dhe të sigurojnë fitoren me golat e shënuar më pas, për të përmbysur kështu rezultatin dhe për të siguruar kalimin në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, rrethin e tretë.

Kanë qenë dyshja Muhamed Llapashtica (44’) dhe Bashkim Selimi (76’) që kanë shënuar për Vjosën, për të përmbysur rezultatin pasi që Ulpiana kishte arritur në epërsi (15’). E në fund, kur Ulpiana tentonte me gjithë mundin për të barazuar për të çuar ndeshjen në vazhdime, mysafirët provonin me kundërsulme - por gola më nuk kishte dhe shtimjanët siguruan kalimin tutje në Kupë, me përfundimtaren 1-2.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë