Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITOJNË MYSAFIRËT

Ulpiana fiton dhe mbetet në garë

Ulpiana fiton dhe mbetet në garë


30 November, 2023 @22:29

Me fitore të rëndësishme për të mbetur në garë për një vend që mundëson Superligën stinorin tjetër ka mbyllur Ulpiana gjysmëstinorin në Ligën e Parë - Grupi B, duke e mposhtur thellë Flamurtarin në “Xhemajli Ibishi” me rezultat, Flamurtari - Ulpiana 0-3 [Alket Bajrami, Gentian Emini, Enes Hajrullahu].

TABELA AKTUALE

Hajrullahu 17-vjeç ka debutuar në këtë ndeshje dhe ka shënuar golin e fundit aty, ndërsa Ulpiana mbyll këtë pjesë të stinorit në pozitën e katërt me 28 pikë nga 14 ndeshje, 3 më pak se kryesuesja Vjosa. Flamurtari në anën tjetër ka regjistruar humbjen e tetë të stinorit dhe mbyll vjeshtën në Ligë të Parë - Grupi B me 12 pikë në pozitë të tetë nga 14 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë