Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZOJNË NË FUND!

Drenica shpëton nga humbja në fund

Drenica shpëton nga humbja në fund


29 November, 2023 @15:56

Një penallti e akorduar në fund të ndeshjes, ka shpëtuar Drenicën nga humbja prej Trepçës sot, në përballjen e fundit për vendasit e të parafundit për mysafirët për pjesën e parë të stinorit në kuadër të Ligës së Parë - Grupi A.

Ka qenë Altin Sylejmani që ka konkretizuar penalltinë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Drenica - Trepça 2-2 [Diar Geci 13’, Altin Sylejmani 90’pen. - Ani Kenneth 46’, Endrit Emini 75’].

Pas epërsisë së arritur në pjesë të parë me Diar Gecin, Drenica pa veten në disavantazh në pjesë të dytë, kur Ani Kenneth barazoi me të filluar ndeshja pas pushimit 15 minutësh, ndërsa më vonë Endrit Emini realizoi për avantazh të ekipit mitrovicas.

TABELA AKTUALE

Sidoqoftë, vendasit me penalltinë në fund, siguruan pikën. Me barazim, Drenica mbyll vjeshtën në Ligë të Parë - Grupi A në pozitë të katërt me 20 pikë nga 14 ndeshje, ndërsa Trepça që ka edhe një lojë për ta zhvilluar aktualisht ka 17 pikë nga 13 ndeshje dhe është e pesta.

Trepçës iu shtye ndeshja me Dinamon, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për shkak të borës që ra këto ditë në Kosovë. Kjo ndeshje, Trepça-Dinamo do të luhet të shtunën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë