Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR DIMËR TË QETË

Suhareka bindshëm ndaj Istogut

Suhareka bindshëm ndaj Istogut


29 November, 2023 @15:35

Pa shumë probleme, Suhareka ka mposhtur Istogun me rezultat të thellë veçanërisht me shumë gola në pjesë të dytë, Suhareka 4-1 Istogu [Yll Hoxha 26’, Fitim Susuri 48’, Arvanit Rexhaj 60’, Donat Hasanaj 88’ - Granit Arifaj 55’].

Liridon Fetahaj

Ekipi i drejtuar nga Arsim Thaçi ka treguar cilësi që prej fillimit, derisa Istogu rezistonte, mirëpo në pjesë të dytë mysafirët u shpartalluan derisa vendasit shkuan te fitorja e shtatë kampionale me tre gola dallim.

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Suhareka të përfundojë vjeshtën në pozitë të dytë (momentalisht) me 23 pikë, ndërsa Istogu do të dimërojë në fund të renditjes me 11 pikë nga 14 ndeshje.

Yll Hoxha


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë