Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I PARAPARË TË LUHET DJE

Rahoveci-Drenica, luhet sot në Suharekë

Rahoveci-Drenica, luhet sot në Suharekë


26 November, 2023 @12:14

Përballja mes Rahovecit dhe Drenicës e paraparë të luhet dje, është shtyer për sot, ndërsa do të luhet në stadiumin e qytetit të Suharekës. Njoftimin e ka bërë të ditur FFK, ndërsa ndeshja pritet të nis prej orës 13:30.

Bora që ka rënë dje në gjithë Kosovën, ka shkaktuar telashe të mëdha për ekipet e Superligës, Ligës së Parë e tjera. Pak centimetra borë, tregoi se klubet e Kosovës jo që vuajnë për infrastrukturë, por edhe nuk kanë personel e makina të nevojshme për të larguar një borë jo shumë të madhe.

“Për shkak të rreshjeve të panderprera të borës dhe fushës së papershtatshme për tu zhvilluar ndeshja ndaj FC Drenicës shtyhet për një datë tjetër.” kishte shkruar dje KF Rahoveci, derisa më vonë u bë e ditur se dueli do të luhet sot në Suharekë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë