Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIA E FITOREVE VAZHDON PËR "UJQIT"

Super forma e Ferizajit vazhdon, fiton derbin ndaj Prishtinës së Re

Foto: FCFerizaji/ fb

Super forma e Ferizajit vazhdon, fiton derbin ndaj Prishtinës së Re


24 November, 2023 @18:15

Tashmë janë bërë katër ndeshje nën drejtimin e Egzon Shabanit, ndërsa Ferizaji ka shënuar katër fitore radhazi në Ligë të Parë - Grupi B! Që prej ndarjes me trajnerin Ismet Munishi, Ferizaji ka shënuar katër fitore radhazi, ndërsa sot ka ndalë lideren e grupit, Prishtina e Re, që ka pësuar vetëm humbjen e dytë të stinorit!

Për më tepër, Ferizaji ishte mysafir sot, ndërsa kjo nuk i pengoi fare ekipit të Shabanit, që të sigurojë fitore të thellë në derbi: Prishtina e Re - Ferizaji 0-3 [Filip Gligorov pen., Edon Sadriu, Norik Krasniqi]. Ferizaji kreu punë shpejt në derbi, pasi që pas pjesës së parë kishte marrë avantazhin dygolësh, për të mbyllur gjithçka me Norik Krasniqin në pjesë të dytë.

Prishtina e Re vs. Ferizaji

Prishtina e Re e drejtuar nga Elon Berisha nuk ka arritur të thyejë mbrojtjen për të shënuar, ndërsa në fund është detyruar të pranojë humbjen e dytë sezonale. Me fitore, Ferizaji i është afruar garës për Superligë, duke qenë se tash është i treti me 26 pikë nga 13 ndeshje, ndërsa liderja Prishtina e Re mbetet në 29 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë