Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI MPOSHT ISTOGUN

Pas katër xhirosh, Vëllaznimi i kthehet fitores

Foto: FCIstogu/ fb

Pas katër xhirosh, Vëllaznimi i kthehet fitores


24 November, 2023 @18:27

Vëllaznimi ka shfrytëzuar rezultatet jo të mira të Istogut për t’iu kthyer fitores. Ekipi gjakovar i drejtuar nga Ardian Mema ka shënuar fitoren pas tre ndeshjeve pa të. Përndryshe, kjo ka qenë fitorja më e thellë e Vëllaznimit këtë stinor

Pas pjesës së parë të kaluar me barazim pa gola, Vëllaznimi ka bërë dallimin në pjesë të dytë për të siguruar tre pikët e ndeshjes hapëse të xhiros XIII të Ligës së Parë - Grupi A.

Ka qenë Besfort Dervishaj që ka nisur serinë e golave dhe e ka përfunduar për kuqezinjtë mysafir sot në stadiumin me bar sintetik të Vitomiricës, për të fituar duelin me rezultat përfundimtar: Istogu - Vëllaznimi 0-3 [Besfort Dervishaj 68’, 90’, Rron Rogova 70’].

TABELA AKTUALE

Fitorja, bën që Vëllaznimi pas 13 ndeshjesh të jetë momentalisht në pozitën e pestë të tabelës me 16 pikë, ndërsa Istogu është i parafundit me 11 pikë nga 13 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë