Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E DYTË KAMPIONALE

Penalltia e Rexhajt, nxjerr Phoenixin nga fundi

Penalltia e Rexhajt, nxjerr Phoenixin nga fundi


26 November, 2023 @22:22

Phoenix i Banjës së Pejës ka arritur sot fitoren e dytë sezonale, ndërsa ka shënuar fitore ndaj Suharekës me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Fatmir Rexhaj nga penalltia e fituar në minutën e 30. të ndeshjes, për të arkëtuar tre pikë për ekipin e tij.

Me këtë fitore, Phoenix 1-0 Suhareka [Fatmir Rexhaj 30’pen.], Phoenix pas 13 ndeshjesh ka 11 pikë dhe ka dalë nga fundi i renditjes falë goldallimit më të mirë sesa Istogu i fundit. Ndërsa Suhareka përsëri bëri një hap “fals” në luftë për kreun e renditjes, duke mbetur në 20 pikë pas 13 ndeshjesh.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë