Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FEDERATA

Komisioni i Garave kërkon vigjilencë nga klubet për të pastruar fushat!

Komisioni i Garave kërkon vigjilencë nga klubet për të pastruar fushat!


26 November, 2023 @12:17

Komisioni i Garave të Superligës në një njoftim dje për shtyerjen e ndeshjeve të Superligës Feronikeli’74 - Liria dhe Fushë Kosova - Dukagjini, ndër të tjera ka shkruar se klubet të kenë vigjilencë ashtu që të bëjnë gati fushën për të zhvilluar ndeshjen në orarin e paraparë.

“Komisioni i Garave kërkon nga klubet që janë nikoqire të ndeshjeve që janë në program për t’u zhvilluar të dielën që të jenë vigjilente për mirëmbajten dhe pastrimin e fushave, në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen në orarin e parparë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i KG-së, botuar dje në faqen zyrtare të Federatës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga