Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI NUK FAL!

Ballkani shton distancën në krye

Foto: FCBallkani/ fb

Ballkani shton distancën në krye


24 November, 2023 @17:58

Pa shumë telashe, me një pjesë të parë të fuqishme, Ballkani ka mposhtur Malishevën sot në hapje të xhiros së XV të Superligës për të fituar duelin 0-2 dhe për të mbajtur distancën në krye të renditjes ndaj ndjekësve.

Aktualisht, Ballkani ka 10 pikë më shumë se Drita, në vend të dytë! Kjo është fitorja e pestë me radhë e kampionit të Kosovës në Superligë dhe e para pas kthimit të ndeshjeve me klube dhe pushimit që kishin për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Nazmi Gripshi (30’) i dha avantazhin Ballkanit, pas asistimit të Walid Hamidit, ndërsa Albin Berisha kreu dilemat e fituesit në fund të pjesës së parë (42’) kur pas daljes jo të mirë të portierit Flamur Gashi shënoi lehtë për 0-2. Ky edhe ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes: Malisheva 0-2 Ballkani [Nazmi Gripshi 30’, Albin Berisha 45’].

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Malisheva kështu u ndalë pas katër xhirosh pa humbje! Ekipi i drejtuar nga Qëndrim Kida bile as nuk kishte pësuar gol në këto duele. Por, sot, kampioni tregoi fuqinë dhe dallimin e madh me skuadrat tjera që e ka. 

Me këtë fitore, Ballkani pas 13 ndeshjeve të luajtura në 15 xhirot e para ka 35 pikë dhe është në krye të renditjes tabelare të Superligës. Malisheva në anën tjetër ka 15 ndeshje të luajtura dhe është e katërta me 20 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga