Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E DYTË RADHAZI!

Llapi del në vend të dytë me fitoren e sotme

Llapi del në vend të dytë me fitoren e sotme


26 November, 2023 @17:23

Me dy ndeshje më shumë se Drita, Llapi me fitore ndaj Gjilanit sot është ngritur në pozitën e dytë të renditjes tabelare të Superligës. Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka shënuar fitore ndaj Gjilanit të Gentjan Mezanit, duke i mposhtur ata 0-2 [Valmir Veliu 83’, Muhamet Hyseni 90’+3] me golat e shënuar vonë në ndeshje.

Muhamet Hyseni

Zëvendësuesi me përvojë, ish-futbollisti i Shqipërisë, Ahmed Januzi ka qenë kreator i dy golave të vonshëm të Llapit që sollën fitoren, ai njëherë asistoi për Valmir Veliun, ndërsa në kohën shtesë edhe për sulmuesin e ri të Kosovës Muhamet Hyseni, ashtu që Llapi të sigurojë tre pikë në ndeshje.

TABELA AKTUALE

Derisa Llapi ka shënuar fitoren e dytë me radhë, kjo është ndeshja e pestë pa humbje e ekipit nga Podujeva. Për Gjilanin, kjo është humbja e dytë me radhë. Llapi tash është i dyti, me 28 pikë nga 15 ndeshje të luajtura, ndërsa Gjilani me 14 ndeshje është i shtati me 14 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga