Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ DRENASIT, BARTEN NË GJILAN

Caktohet termini i ri për ndeshjen e shtyer Feronikeli’74 - Liria

Caktohet termini i ri për ndeshjen e shtyer Feronikeli’74 - Liria


26 November, 2023 @17:35

Dueli që u desht të luhet dje ndërmjet Feronikelit’74 dhe Lirisë ka mësuar datën e re kur do të zhvillohet. Sipas njoftimit të lëshuar nga FC Liria, Feronikeli’74 ka zgjedhur Gjilanin si qytet, me stadiumin me bar sintetik për të zhvilluar si vendas ndeshjen ndaj Lirisë.

Kujtojmë, Feronikeli’74 dje e ka pasur të papastruar nga bora “Rexhep Rexhepin” dhe dueli mes dy ekipeve që në stinorin e kaluar luftuan për të arritur Superligën, ndërsa tash kërkojnë mbijetesën aty, u shtye. Ndeshja do të luhet më 27 nëntor në ora 13:00 në Gjilan.

Përballja e parë mes këtyre ekipeve ishte për mbamendje, pasi që Liria avancoi 3-0, për të pësuar në fund, 3-5. Derisa Feronikeli’74 drejtohet nga ish-trajneri i Lirisë Xhengis Rexhepi, Liria po vazhdon nën drejtimin e Astrit Berishës, ndihmës-trajnerit të deridjeshëm, që mori timonin e skuadrës nga i larguari Nedim Yigit.

Në këtë ndeshje Lirisë pritet t’i mungojë futbollistët namibianë Prins Tjiueza dhe Petrus Megameno.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga