
Edhe derbi Prishtina-Drita, shtyhet
26 November, 2023 @12:07
Nuk ka kushte as për tu zhvilluar Prishtina-Drita. Derbi i ditës i paraparë të luhet sot në stadiumin e kampit nacional të Hajvalisë, të FFK-së, është i mbuluar me borë. Borën, si po duket nuk po e pastron askush dhe Prishtina njoftoi se ndeshja do të shtyhet, ndërsa shpejt pritet të kuptohet edhe termini tjetër i ndeshjes.
“Komisioni i mbikqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashëri të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave kaë vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim,” ka bërë të ditur FC Prishtina në njoftimin e lëshuar.
Përndryshe, dje nuk janë luajtur as duelet Feronikeli’74 - Liria si dhe Fushë Kosova - Dukagjini. Ndërsa dueli i vetëm që pritet të luhet sot është Gjilani-Llapi.