Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA!

Pa viza! Dy lojtarë të 11-shes pritet të mungojnë te Liria sot

Foto: FCLiria/ fb

Pa viza! Dy lojtarë të 11-shes pritet të mungojnë te Liria sot


25 November, 2023 @11:08

Liria sot luan njërën ndër përballjet më të rëndësishme të Superligës, ndaj Feronikelit’74 si mysafir. Mirëpo, ekipit prizrenas pritet t’i mungojnë dy lojtarët standard të 11-shes, për shkak të një procesi të pakryer administrativ nga klubi.

Sulmuesi Prins Tjiueza dhe mbrojtësi i krahut Petrus Megameno pritet të mungojnë për klubin bardhezi nga Prizreni në ndeshje ndaj Feronikelit’74, pasi që klubi s’ka arritur t’i bëj me kohë vizat e futbollistëve, të cilët kanë qenë në detyrë me kombëtaren namibiane. Tjiueza ka shënuar gol me Namibinë në kualifikueset e Afrikës për Botëror. Por, ai tashmë bashkë me Megamenon nuk po mund të hyjnë në Kosovë pasi që klubi “ka harruar” t’ua bëj procesin e aplikimit/vazhdimit të vizave për Kosovë me kohë!

Deri në momentin e ndeshjes pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, por ajo që dihet është se dyshja nuk kanë arritur të hynë në Kosovë deri pardje. Tjiueza është golashënuesi më i mirë i skuadrës, ndërsa Megameno është standard qe dy vite në krah të mbrojtjes, e së fundi ka shënuar gol të bukur për të barazuar ndaj Prishtinës në xhiron e fundit të luajtur.

Liria është e fundit në renditje tabelare të Superligës me vetëm një fitore nga 14 ndeshje të luajtura. Ekipi ka nëntë pikë të mbledhura, tre më pak se Feronikeli’74 që është i teti në renditje. Liria gjithashtu është ende në dorë të trajnerit të përkohshëm të ekipit Astrit Berisha. Ekipi përkundër shumë përfoljeve nuk ka siguruar një trajner të ri pas ndarjes së rrugëve me turkun Nedim Yigit.

Feronikeli’74 drejtohet nga ish-trajneri i Lirisë Xhengis Rexhepi dhe pret sot prizrenasit në përballjen që do të luhet në “Rexhep Rexhepi” me fillim prej orës 13:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga